Përdhunoi shqiptaren për orë me radhë, "Dragoi i Kavos" flet nga spitali: Më lini të vdes

Dimitris Aspiotis, i njohur ndryshe si "Dragoi i Kavos" i cili përdhunoi 34 vjeçaren shqiptare, ndodhet i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit, dhe nuk pranon të operohet nga mjekët, duke thënë se ai preferon më mirë të vdesë.

Operacioni ishte planifikuar të bëhej sepse dëmtimet e tij janë serioze dhe operacioni nuk mund të shtyhet, por përdhunuesi 47-vjeçar">47-vjeçar nuk jep pëlqimin e tij.

Mjekët janë duke ngritur duart pas këtij zhvillimi, pasi nuk mund ta detyrojnë atë t’i nënshtrohet një operacioni, por burimet mjekësore që e njohin mirë pohojnë se nëse dhunuesi 47-vjeçar">47-vjeçar nuk operohet më, ai nuk do të mund të ecë përsëri.

Pas këtij zhvillimi, është vendosur që ai të transferohet në Spitalin Korydallos të Mërkurën tjetër, në mënyrë që të vazhdojë trajtimin e tij.

Kujtojmë se tetë ditë më parë, gjatë operacionit në përpjekjen e tij për të shpëtuar nga policia, ai ra nga një lartësi prej 200 metrash, ku për rrjedhojë u plagos rëndë në bel dhe në ijë.
Shtuar më 31/05/2020, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori