Përdhunoi 13 vjeçaren, kush është i sëmuri mendor dhe foleja e tij e orgjive
Pëlqej
Bëri bujë sott rasti i vajzës 13 vjecare e cila dyshohet se u përdhunua nga Aliosha Emini, 49 vjeç.

Por ky person ndryshe njihej si “Losha” në qytetin e Kuçovës.

Policia e Beratit njoftoi zyrtarisht se ai u arrestua pas hetimeve disa mujore nga Specialitet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, “nën akuzën se ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe”.

Burime nga grupi hetimor thanë se 49-vjeçari përdorte banesën e tij si një “strofull prostitucioni”. Dyshime këto që pohohen edhe nga banorët e lagjes ku ai jetonte. Gazetari i “SYRI.net” ka folur me fqinjë të 49-vjeçarit dhe thuajse të gjithë e dinin se Losha e përdorte banesën e tij për prostitucion.

Disa prej tyre thanë se situata ishte bërë shqetësuese për familjet në atë pallat, pasi ai “fuste vajza dhe djem në shtëpi në çdo orar”.

Situatë kjo, sipas dëshmive të fqinjëve, kishte nisur shumë më herët se “disa muaj”. Ata thanë rreth dy vite më parë, atij iu nda nga jeta i ati, e ëma dhe vëllai tjetër (me probleme mendore) që banonin në katin e pestë të pallatit pranë shkollës 9-vjeçare “Gaqi Karakashi”, u larguan. E ëma, bashkë me të birin, shkoi të jetonin te djali tjetër, duke ia lënë Loshës banesën tërësisht në dispozicion.

Fillimisht, Losha ja linte çelësin “çunave të tjetër të cilët fusnin femra në shtëpi dhe më vonë aty rrinin dhe këto dy motrat”, tregoi një nga fqinjët. “Kam parë shumë ferma dhe djem që futen në atë shtëpi në të njëjtën kohë”.

“Ai ka qenë i martuar dhe ka dy vajza të rritura që jetojnë jashtë vendin bashkë me të ëmën, është ndarë nga e shoqja prej disa vitesh”.

Loshën e përshkruajnë si person të sëmurë mendorë. “Ishte budalla”, thotë një tjetër fqinj. Megjithatë, pritet që kjo të vërtetohet nga komisioni mjeko-ligjor.

Policia e Beratit njoftoi se ia kaloi materialet hetimore në ngarkim të 49-vjeçarit, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal.
Shtuar më 14/12/2017, ora 20:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori