“E trishtë”, Donaldi reagon për këngën që Semi i dedikoi atij dhe Bora Zemanit (VIDEO)

Donaldi ka reaguar nga shtëpia e Big Brother VIP, pas këngës që Semi Jaupaj i dedikoi atij dhe Borës.

Kënga u vendos fillimisht në shtëpinë e BBV dhe banorët nuk e kanë kuptuar.

Më pas Beniada ka dalë nga dhoma e rrëfimit dhe ka thene se është kënga e re e Semit.

Pasi e vendosën për herë të dytë, Donaldi ka parë Ilirin në sy duke nënkuptuar që është për mua e ka nënqeshur.

“Shumë e bukur kënga e Semit, po pak e trishtë!”, tha aktori.

Kujtojmë se kënga “mos u kthe” e Semi Jaupaj është publikuar rreth një orë më parë.

Gjithçka që vihet re, nga fabula e këngës, është pjesa ku Semi ndër të tjera thotë: “Mos u kthe, shko te zemra tjetër që të pret”. E njohur si mikesha e ngushtë e moderatores Bora Zemani, duket se këto fjalë shkojnë drejtpërdrejtë për Donald Veshajn, i cili aktualisht është në një lidhje me Beatrix Ramosajn./albeu.com/


Shtuar 15.02.2022 19:49