Prej kohësh pjesë e ekranit, moderatorja rrëfehet për herë të parë: U ndamë pas 16 vitesh, ja ç’ndodhi

Prej pak vitesh ajo është bërë pjesë e ekranit. Ajo është PR/Marketingu dhe Konsulente imazhi, por me angazhimin në televizion si opinioniste dhe si moderatore jeta personale e Jerina Lalaj përbën interes për publikun.

Në një diskutim në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatorja Jerina Lalaj tregoi se është ndarë nga ish-partneri i saj pas një romance që zgjati 16 vite, por vazhdon të ruajë komunikimin e mirë me të.

“Unë jam shok me ish-in tim. Jemi ndarë prej tetë vitesh tashmë. Kemi marrë një vendim për të dy, që secili duhet të ndiqte rrugën e vet, sepse dikush nga ne do të ishte i palumtur nëse do të vazhdonim si ishim. Kemi qëndruar bashkë 16 vjet”.

Sipas Jerina Lalës, respekti mes dy personave që kanë ndarë një pjesë të mirë të jetës së bashku duhet të qëndrojë. Megjithatë, fakt tjetër është se jo të gjitha ndarjet janë kaq të lehta dhe mbyllen me dakordësi.

“Ndarja, sidomos kur ke ndarë me atë njeri një pjesë shumë të rëndësishme të jetës, të ndahesh mirë, është minimumi që mund të bësh. Ka një lloj respekti.

Që të ndahesh si mik, me personin që ke kaluar vite, ta pyesësh a je mirë, t’i thuash që jam e lumtur për veten tënde që ti je mirë dhe të kesh në këmbim të njëjtën energji të mirë”.