Hoteli simbol në kryeqytet "
Tirana International", i njohur ndryshe si '15 katëshi' ka mbyllur për herë të dytë brenda vitit dyert për klientët. Situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 ka shkaktuar shumë humbje dhe ndaj është marrë serish ky vendim ekstrem.
Gjatë gjithë kësaj periudhe "
Tirana International" u mbajt hapur me humbje të mëdha, pasi kostot janë shumë të larta.
Kjo mbyllje është e përkohshme dhe gjatë kësaj periudhe stafi do të përfitojë asistencën sociale sipas ligjeve në fuqi, me shpresën e rikthimit në punë me përmirësimin e situatës.
Tirana International Hotel, një
hotel simbol në kryeqytetin e Shqipërisë, ka përfunduar së ndërtuari në 1979 në një stil arkitektonik sovjetik. Për një periudhë të gjatë
Hotel Tirana. Në vitin 2001 hoteli u rinovua nga një kompani italiane dhe tani është një
hotel me 4 yje.
Tirana International ka 168 dhoma në 15 kate.
Për shkak të krizës më herët këtë është mbyllur edhe aktiviteti i në Tiranë i
Hotel Hillton, i cili kishte pak më shumë se një vit aktivitet në vendin tonë. Rrjeti prestigjioz global i hotelerisë “Hilton Garden in” erdhi në Shqipëri në shtator të vitit 2018. “Hilton Garden Inn” ishte marka e parë ndërkombëtare që hyri në tregun shqiptar pas largimit të “Sheraton” në fund të vitit 2017 i cili la pas një shije të hidhur.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 11:39