Për herë të parë në kaq vite, mbretëresha anulon traditën e ditëlindjes
Për herë të parë në 68 vite froni, mbretëresha anulon traditën që vendi bën me rastin e ditëlindjes së saj! Mbretëresha Elizabeth mbush 94 vjeç më 21 prill, por këtë vit ka ndaluar në mënyrë absolute përshëndetjet që i bëhen çdo ditëlindje përmes armëve.

Kjo traditë shumë vjeçare nuk do të mbahet këtë vit, si pasojë e koronavirusit në Londër dhe në të gjithë botës. Zakonisht, përshënetjet mbretërore përmes armëve mbahen në disa lokacione të ndryshme në Londër në ditën e saj të lindjes, por në rrethanat që ndodhet, mbretëresha kërkoi anullimin e tyre.

Atë ditë pritet që ta kalojë vetë, në Windsor Castle, ku gjendet bashkë me bashkëshortin e saj Dukën e Edinburgh. Pjesëtarët e tjerë të familjes do ta urojnë përmes video call-ve.

Këtë vt, asnjë nga ndërtesat qeveritare nuk është e detyruar të valvisë flamurin kombëtar, një tjetër traditë që mbahet në nder të ditës së saj të lindjes.

Shtuar më 18/04/2020, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori