Skuadra e lojtarit shqiptar merr gjobë nga UEFA, rrezikohet pjesëmarrja në garat europiane

Skuadra kampione e Rumanisë, CFR Cluj është gjobitur nga UEFA. Skuadra rumune ka shkelur rregullar e “Fair-Playt” financiar të vendosur nga forumi europian.

Tashmë skuadra kua luan edhe ish-lojtari i Ballkanit, Ermal Krasniqi do të paguajë 250 mijë euro. Gjithashtu, CFR Cluj mori një dënim me kusht, rrezikon të mos marrë pjesë në kompeticionet evropiane për tre vjet, nëse përsëritet.

Drejtuesit e skuadrës së Clujit siguruan se kanë marrë të gjitha masat që gabimet të mos përsëriten.

“Situata financiare në të cilën ndodhemi sot është e supozuar dhe pikërisht në këtë kuptim, drejtuesit e klubit prej kohësh kanë bërë përpjekje të mëdha për të kompensuar humbjet e bëra në vitet e fundit”, thuhej në njoftim.


Shtuar 4.03.2023 15:46