Pedagogët grevë përpara Universitetit, Marku: Pse jemi kundër VKM-ve të qeverisë
Pëlqej
Përveç studentëve, ditën e sotme një pjesë e mirë e petagogëve të fakultetit të Histori-Filologjisë kanë dalë në grevë ku kërkojnë plotësimin e këkesave të studentëve.

Në këtë protestë ka qënë edhe profesor Mark Marku i cili theksoi se vendimet e Këshillit të Ministrave janë në kundërshtim me frymën europiane.

“Është mbledhur asambleja e Fakultetit. Asambleja është tërësia e pedagogëve. Ndaj është vendosur që të shpallet një grevë një ditore. Është pjesë e autonomisë, pavarësia në kërkimin shkencor dhe punët shkencore. Pavarësish në përmbajtjen e mësimdhënies. Janë 3 gjera elementare. VKM i cenojnë të trija këto. Në një VKM thuhet se qeveria do të prodhojë një statut-tip dhe mbi këtë bazë do ndërtohen statutet e tjerë. Çdo universitet ka statutin e vet. Ky është cënim direkt i autonomisë. Ne jemi me vettingun, por kush do ta bëjë kontrollin e gradave. Ministria bën një VKM për biblografinë. I bie që ministria do bëjë librat për universitetit, si në shkollat fillore. Ne do caktojmë një ditë se kur do të mblidhemi bashkë me asambletë e tjera të fakulteteve dhe do të dalim me një qëndrim”, -tha Marku.
Shtuar më 21/01/2019, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori