PDU: Asnjë metër det Greqisë
Pëlqej
Shpëtim Idrizi, PDU
Partia Drejtësi dhe Unitet vijoi sot me deklaratat që dënojnë skandalin e dhunimit të varreve shqiptare në Boboshticë të Korçës. Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin “Një vit PDU” në qytetin e Elbasanit, kryetari i PDU, Shpëtim Idrizi duke folur për çështjen e marrëveshjes së ujrave me Greqinë, Idrizi u shpreh se PDU nuk do ta votojë këtë marrëveshje për aq sa dyshohet se mund të shkelet qoftë edhe një centimetër tokë e Shqipërisë.

Idrizi u shpreh edhe kundër rregjistrimit të popullsisë duke deklaruar se do të thërrasë për interpelancë ministrin përgjegjës për regjistrimin. Duke u ndalur tek skandali i Boboshticës, Idrizi deklaroi se politika shqiptare duhet të ndal çdo tentativë që ul dinjitetin e shqiptarëve.

“Ne nuk do të ndalojmë miqtë e mi. Shumë shpejt do të thërrasim në Kuvend për interpelancë ministrin përgjegjës për rregjistrimin e popullësisë. Partia Drejtësi dhe Unitet ka qenë e vetmja forcë politike që ka tentuar të ndërgjegjësojë mbarë klasën politike shqiptare, në mënyrë që të respektojnë dhe të ruajnë dinjitetin e shqiptarëve. Ne kemi reaguar fortë në rastin e skandalit të Boboshticës dhe iu drejtuam edhe partive të tjera që ta dënonin ta denonconin këtë skandal” – tha z. Idrizi.

Koordinatori i Klubit të Patriotëve të Rinj, z. Jetmir Salaj iu drejtua të pranishmëve me një thirrje për të mbështetur KPR-në, si një institucion që do të jetë gjithnjë në ballë të patriotizmit shqiptar. Ai tha se shqiptarët, pavarësisht se nga vijnë, apo cilës fe i përkasin, duhet të jenë të bashkuar kur vjen fjala për Atdheun.

“Çdo shqiptar, çam, kosovarë, lab, gegë e tosk, të krishterë e mysliman duhet të bashkohemi e të themi jo uljes së dinjitetit tonë, dhe të ndërgjegjësohemi për atë shprehje që ka thënë i madhi Pashko Vasa, feja e shqiptarët është shqiptaria“ – tha z. Salaj. (albeu.com)
Shtuar më 06/11/2010, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori