Kush është fallxhorja e “famshme” nga Fushë Kruja

Elena Muhaxhiri është fallxhorja nga Fushë Kruja që mashtronte qytetarët dhe u merrte para. 43-vjeçarja u arrestua sot nga policia, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i mashtruar se mund t’i parashikonte të ardhmen.

Por kjo nuk është hera e parë që Elena përballet me drejtësinë.

10 vitë më parë, Elena Muhaxhiri, është dënuar me 17 muaj burg për mashtrim në Kosovë, bashkë me 3 gra të tjera, të cilat autoritetet gjyqësore atje i dënuan në total me 8 vite.

Në fillim të vitit Elena 2016, në shoqërinë e bashkëshortit dhe kunatën i morën 500 euro, varëse dhe vëthë floriri një gruaje në qytetin e Kukësit, duke e hipnotizuar.

Por për këtë rast, dënim mori vetëm bashkëshorti i mashtrueses./albeu.com/