PD: Studentes në Qytet Studenti i bie etazheri në kokë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytet studenti në Tiranë.

Partia Demokratike njofton se një vajzë është aksidentuar pasi i ka rënë në kokë etazhieri.

“Tek godina 7 ne Qytet Studenti plagoset nje studente, sepse i bie etazhieri ne koke.

Ambulanca e pret jashte godines.

Rasti tregon gjendjen e rende ne konviktet e qytetit studenti. Ngjarja ka ndodhur rreth 30 minuta me pare”, njofton PD.
Shtuar më 11/01/2019, ora 21:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori