“Loja e dyfishtë”, kuintalë me kokainë nga Evropa Veriore në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

Dymbëdhjetë arrestime 22 akuza dhe sekuestrim të aseteve me vlerë mbi 1 milion euro.

Ky është bilanci i operacionit “Lojë e dyfishtë”, i koordinuar nga drejtoria antimafia e rrethit të Ankonës. Gjatë operacionit u çmontua një rrjet ndërkombëtar i trafikut të hashashit dhe kokainës, kryesisht nga Belgjika dhe Holanda në rajonin Marche (Itali).

Operacioni u zhvillua në provincën e Ankonës, Fermos, Macerata, Pesaro Urbine dhe Frosinose si dhe në Shqipëri, Belgjikë dhe Spanjë.

U zbulua një organizatë kriminale e mirë-strukturuar me bazë operacionale në Marche dhe degë në zona të tjera të Italisë dhe Evropës, e përbërë kryesisht nga shqiptarë dhe italianë, shkruan Albeu.com.

Anëtarët e bandës kishin ndërtuar një rrjet kompleks për shpërndarjen e drogës, ata përdornin korrierë me makina të cilat ishin te pajisura me fund të rremë, për të importuar kuintalë kokainë dhe hashash për tregun e Marche dhe atë të Italisë Qendrore.

Hetimet nisën në vitin 2020 kur në një tjetër hetim të Gico-s doli figura e një ish-bashkëpunëtori të drejtësisë me origjinë nga Campania, kreu i një grupi të madh tregtarësh italianë droge në Marche.

Kishte një lloj partneriteti mes italianëve dhe dy shqiptarëve, punëtorë ndërtimi në Montemarciano (Ankona), të cilët mbanin kontakte me krerët e bandës, ranë dakord për furnizimet dhe ua dorëzonin drogën korrierëve.

Organizatorët e shoqatës  sipas hetimeve, ishin në Porto Sant’Elpidio (Fermo): dy vëllezër shqiptarë drejtonin tregun e paligjshëm.

Ata koordinonin lëvizjet dhe takimet me klientët përpara se të lëviznin për të dorëzuar lëndën narkotike të ruajtur  në magazina të ndryshme në Marche./Albeu.com/ 


Shtuar 29.06.2023 14:11