PD: Rama të lërë deputetët të votojnë ligjet
Pas deklaratës së kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, se PS do të paraqitet me një axhendë specifike në Kuvend, me qëllim që të vendosë parlamentin nën presion ka ardhur edhe reagimi i selisë PD.

Në një dalje për median, zëdhënësja Albana Mustafaraj është shprehur se Rama nuk kishte asnjë argument për të penguar deputetët e PS të votonin ligjet në Kuvend

Ligjet kanë mbi 2 vjet që nuk votohen. Shqiptarët e dinë se bllokim i amendamenteve që rekomandohen nga OSBE bëhet me qëllimin e vetëm për të mos lejuar që Shqipëria të mos marrë anëtarësimin në BE”, - u shpreh Mustafaraj.

Nga selia e PD-së ajo ftoi liderin e opozitës të lejojë deputetët e PS të votojnë ligjet.

Rama të mos vazhdojë bllokimin e parlamentit, por të lejojë deputetët të votojnë ligjet”, vijoi më tej zëdhënsja e kësaj partie./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori