PD: Rama të kërkojë falje për krimet e babait
Partia Demokratike ka reaguar disa orë pas shpalosjes së planit të PS-së për ish-të përndjekurit duke kërkuar nga kreu i kësaj partie që të kërkojë ndjesë në emër të partisë që ai drejton për krimet që kishte kryer në të kaluarën.

Deputeti i PD-së Fatbardh Kadilli deklaroi se babai i Ramës kishte firmosur vrasjen e Havzi Nelës.
Rama duhet të kërkojë fillimisht ndjesë për krimet monstruoze të kryera ndaj shqiptarëve nga familja e tij politike gjatë viteve të diktaturës. Janë mbi 5000 të pushkatuar dhe dhjetra mijra të burgosur. Edi Rama duhet të kërkojë falje edhe për krimet ku është përfshirë drejtpërdrejtë familja e tij biologjike. Dhe jo në vitin e largët 45, por në vitin 88”, deklaroi Kadilli duke u shprehur gjithashtu se vendoste në dispozicion dokumentin e aktit final që çoi në varjen e poetit Avzi Nela, dokument që mban firmën e Kristaq Ramës.


Duke vijuar më tej ai u shpreh se Partia Demokratike mbetet forca politike që nga dita e parë e themelimit në moralin e saj në frymëzimin dhe në aksionin e saj politik mbështetjen ndaj atyre që u masakruan në 50 vjet terror komunist. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2012, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori