Partia Demokratike nëpërmjet një
deklarate për shtyp ka akuzuar kreun e partisë Socialiste Edi
Rama se po manipulonte rezultatin e zgjedhjeve brënda kësaj partie.
Pas më shumë se 72 orë nga votimi, PD akuzon liderin e opozitës Edi
Rama se nuk po nxjerr rezultatin, pasi po e manipulon atë.
“Sapo u mbushën 72 orë nga përfundimi i votimit të 1500 delegatëve të
klonuar të Partisë Socialiste, dhe akoma rezultati nuk bëhet i njohur, pasi po përpunohet në fabrikën e falsifikimit të Edi Ramës. Kjo dëshmon qartë se ky është një proces falsifikimi dhe manipulimi dhe jo një proces numërimi”, thuhet në këtë deklaratë.
Sipas selisë rozë mosnxjerrja e rezultatit ishtë bërë nga
Rama dhe nga interesat që ai kishte. “Njeriu që disa kohë më parë bërtiste 3 herë në ditë, për zgjatjen e procesit të numërimit të 1 milion e 600 mijë votuesve shqiptarë për zgjedhjet e 8 majit, vijon të zgjasë me 72 orë, numërimin e votave të 1500 delegatëve të
klonuar të kongresit të tij, dhe kjo vetëm e vetëm që të arrijë klonimin në funksion të karriges së tij, të Asamblesë së ardhshme të kësaj partie”, vazhdon më tej kjo deklaratë.
Numërimi i votavë për anëtarët e rinj të asamblesë ka zgjatur nga dita e shtunë kur janë zhvilluar zgjedhjet e deri me sot. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011,
ora 19:27