PD proteston për shembjen e Obeliskut, Cara: Rama s’e vret dot shpirtin e Kavajës
Teksa kanë kundërshtuar heqjen e Obeliskut në qendrën e qytetit të Kavajës, PD po zhvillon një protestë në sheshin ‘Demokracia’.

Në protestë marrin pjesë disa deputete të PD-së si Eduard Halimi, Arben Ristani, Edi Paloka dhe Ridvan Bode, të cilët janë mbështetur dhe nga shumë qytetarë të Kavajës.

Kreu i Partisë Demokratike në Kavajë, Engjëll Cara është shprehur se Obelisku i demokracisë është larë me gjakun e kavajasve. Ndërsa ka paralajmëruar se protestat do vijojnë, Cara ka theksuar se kryeministri Edi Rama nuk e ‘vret’ dot shpirtin e Kavajës.

“Obelisku i demokracisë është larë me gjakun e kavajasve. Rama nuk e vret dot shpirtin e Kavajës. Do të vijojmë me protestat”, tha më tej Cara. Protesta po zhvillohet në vendin ku ishte vendosur monumenti, i cili u shemb nga INUK ditën e hënë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori