PD për skandalin seksual të Xhelilit: Neveri ku është katandisur partia e Ramës
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me rastin e skandalit seksual të Shukri Xhelilit ku ky i fundit i kërkonte favore seksuale një vajze 20 vjeçare në këmbim të vendit të punës.

PD thekson në deklaratë se partia e Ramës mban kriminelë si vrasës, tutorë dhe njerëz që kërkojnë favore seksuale për vend pune.

Reagimi i Partisë Demokratike

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike shpreh neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve të pushtetit të Edi Ramës.

Pamjet filmike të transmetuara sot ne Ora News, ku Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune janë një dëshmi më shumë se ku është zhytur shteti i Edi Ramës.

Shtet i trafikantëve të drogës dhe prostitucionit, falsifikatorëve, gjobëvënësve, kriminelëve e tashmë dhe funksionare publikë që shfrytëzojnë mjerimin e grave dhe vajzave ku i ka zhytur kjo qeveri për t’u kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Rasti i kryebashkiakut të Peshkopisë nuk është i vetmi por pason atë të Sekretarit të Koço Kokëdhimës, Agron Cane në Sarandë,

të shefit të policisë së Velipojës, Ernest Paluku dhe të Luiza Tabakut në Lushnjë, ç’ka tregon se çfarë kriteresh ka kjo mazhorancë për të ofruar vende pune. /Albeu.com/
Shtuar më 12/05/2016, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori