Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
PD nxjerr faturat: Ministrja Gjonaj pagoi 700 Euro për 1 person
Partia Demokratike kanë reaguar pasi ministrja Etilda Gjonaj tha se fatura e hotelit e publikuar në media nuk është vetëm për të, por për të gjithë stafin dhe se janë shpenzime për dy net fjetjeje.

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi tha se ministrja kërkon të bëjë shqiptarët për budallenj dhe se faturat e hoteleve tregojnë të vërtetën.

Sipas Vokshit dhomat janë prenotuar në emrin e ministres, janë teke dhe se është paguar vetëm për një person.

“Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qendron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj. Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Dhoma e luksit me 700 euro nata:

1. Është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. 2. Është dhomë teke.

3. Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës,”-tha Vokshi.

Ish-deputetja demokrate shtoi se Gjonaj po përpiqet të mashtrojë në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike.

“Edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Evropë! Askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale.

Dhe, së fundi, zonja ministre e një qeverie hajdute gënjen edhe për kohën e publikimit të lajmit, i cili është shpërndarë parmbrëmë, jo para 24 orësh, siç përpiqet të mashtrojë Etilda, në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike si t’i kishte fituar në bixhoz,”-tha ai.
Shtuar më 25/08/2019, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori