PD duket se do të kërkojë gjatë seancës së sotme të parlamentit që do të mbahet në oren 17.00 largimin e
Gramoz Ruçit nga drejtimi i
Kuvendit.
Grupi demokrat ka kërkuar
kthimin e ligjshmërisë në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe deri tani Arta Marku ka firmosur disa urdhra për lëvizje prokurorësh për të cilat nuk ka kompetenca.
Nga
deputetët e PD-së është firmosur një kërkesë për
kthimin e
Kuvendit në ligjshmëri.
"Është shkelur rregullorja, janë falsifikuar votat.
Gramoz Ruçi të largohet nga drejtimi i
kuvendit, është dhunuar e drejta e opozitës për të folur", kanë deklaruar
deputetët e PD. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018,
ora 13:45