PD: Lista e Asamblesë, "Klonim i Komitetit të ri Qëndror të PS-së"
Pas publikimit të listës përfundimtarë të anëtarëve të Asamblesë së PS ka ardhur edhe reagimi i radhës i selisë së Partisë Demokratike, e cila e ka quajtur atë “Klonim të Komitetit të ri Qëndror të PS-së".

Selia e kësaj partie është shprehur se për numërimin e votave të 1500 delegateve u deshën 5 ditë e 5 netë.


Ndërkohë që në deklaratën e shpërndarë për mediat selia rozë shprehet se në rradhët e Asamblesë së PS-së, ka emra të përfolur për korrupsion.

“Çdo njeri e ka të qarte se ky nuk ishte numërim, por thjesht klonim i udhëheqjes së re të PS-së në radhët e së cilës shkelqejnë si zifti i larë mamuthi i korrupsionit Caci, apo bananja e Partisë arkëtari i protestave të Ramës që shpërndante para kamerave paratë për mitingashët, por që gjysmën e mbante, si taksën e Ramës për partinë dhe së fundmi një yll tjetër qeë nxin, Sollaku i korrupsionit që mbylli dosjet e Ramës dhe jo vetëm të tij, por të të gjithë nomenklaturës së kleptokracise së PS-së.Kjo të dashur e të nderuar qytetarë ishte klonimi, rilindja e vërtetë e Partisë Socialiste me yjet e reja, Caci, Xibri e Sollaku, në udhëheqjen e re të saj”,- thuhet në njoftimin për media të Partisë Demokratike./albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 19:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori