PD kërkesë Ramës: Publiko datën e seancës së rradhës
Jemi vetëm dy ditë nga protesta e paralajmëruar kombëtare e opozitës së bashkuar, por Pd ka një tjetër mnesazh për Kryeministrin.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, përmes një postimi në "Tëitter” kërkon nga Rama t’i japë leje kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi të bëjë publike orën e seancës plenare.

“Gazmend Bardhi Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit!”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë që PD ka paralajmëruar protesta në varësi të seancave plenare në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori