PD i ofron opozitës Avokatin e Popullit, PS refuzon
Pëlqej
Jozefina Topalli
(UPDATE) Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka bërë ofertë opozitës të zgjedhë Avokatin e Popullit, por me kushtin që ai të mos ketë patur gjyq politik. Në një konferencë për shtyp kryeparlamentarja Topalli duke iu referuar kërkesë së Bashkimit Europian për zgjedhjen e AvokatitPopullit theksoi se mazhoranca ndan të njëjtin mendim me të.

Ndërkohë me anë të një deklarate të lëshuar nga zyra e delegacionit e BE-së në Tiranë, Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin për mosfunksionimin e institucionit të AvokatitPopullit dhe i bën thirrje të gjitha partive politike të procedojnë në mënyrë urgjente me emërimin e Avokatit të ri të Popullit.

I menjehershëm ishte reagimi i Partisë Socialiste në lidhje me ofertën e bërë nga kryeparlamentarja Topalli. Deputeti Sajmir Tahiri në emër të opozitës, deklaroi se “kjo ofertë është shenjë dëshpërimi dhe bëhet me qëllim që të ndalet transparenca e zgjedhjeve”.

Sipas Tahirit, oferta e bërë nga Topalli nuk është gjë tjetër veçse “një pazar politk”, siç tha ai, që bëhet nga mazhoranca. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori