PD i nxjerr videon Ramës: Si gënjeu për pagat e "luftës" (VIDEO)
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shkruan se kreu i qeverisë është kapur në flagrancë duke gënjyer.

Bardhi e akuzon për deklaratën që Rama bëri pak ditë më parë kur tha: “nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!”.

Postimi i plotë

Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se “NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!”.

E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.

2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë. /albeu.com/

Shtuar më 04/04/2020, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori