PD i nxjerr videon Ramës: Mbron Dakon se ke frikë se të "ha kokën" (VIDEO)
Deklarata e Ramës, se Dakon e kishte shok dhe nëse ky i fundit do të përfundonte në burg, janë komentuar ditën e sotme nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Ky i fundit ka publikuar këtë të dielë një video ku sulmon kryeministrin Rama dhe deklarimet e bëra prej tij në Opinion.

Gazment Bardhi: Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetëm arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anëtarët e bandës pendohen dhe për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!

Shtuar më 16/02/2020, ora 20:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori