PD: Editoriali i Ramës për minatorët, pamflet bajat
Partia Demokratike e Shqipërisë
Partia Demokratike i është përgjigjur sot letrës së hapur të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama duke theksuar se letra fakton se as disfata e radhës në zgjedhjet lokale të 8 majit dhe as disfata personale e katërfishtë e tij në Tiranë në këto zgjedhje, nuk e kanë bindur atë të lërë mbrapa të shkuarën.

Në një deklaratë për mediat Partia Demokratike thekson se Rama në pamfletin e tij bajat dhe të mbushur me vrer dhe fjalë kazani,ndaj kundërshtarit të tij, nuk sjell as edhe një propozim të vetëm në interes të jetës së grupit të minatorëve në grevë, duke dëshmuar se ai ka përçmim për qytetarët e këtij vendi.

“Ai njëlloj si ata që për llogari të Z. Rama dhe karriges së tij, manipulojnë çdo ditë me vuajtjen dhe dhimbjen e minatorëve, aludon dhe shpreson se do të mundë të përjetojë gëzimin e lajmit të fatkeqësisë së minatorëve dha tashpallë atë si fitore të madhe të tijën e të Partisë Socialiste" thekson PD-ja.

Më tej në deklaratë thuhet se fjalori i kreut të PS-së Rama plot shpifje, sharje e trillime, i huaj për moralin e çdo qytetari, mori më datë 8 maj përgjigjen më të merituar nga qytetarët shqiptarë në tërësi, dhe ata të Tiranës në veçanti. Sipas PD-së qytetarët i rezervuan z. Rama, humbjen personale të katërfishtë më të hidhur të jetës së tij dhe humbjen e radhës më të thellë në shkallë vendi, rrugën e vetmisë.
Shtuar më 21/08/2011, ora 18:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori