PD e lidhur me Arbër Çekajn? Berisha: Është familje kundërshtare me timen
Pëlqej
Deklarata e Ramës se disa zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë lidhje me pronarin e 613 kg kokainë që u kap u kap në Maminas, Arbër Çekajn ka shkaktuar zemërim te PD.

I ftuar në ABC News, Berisha ka thënë se familja e Arbër Çekajt është kundërshtare me të në Tropojë dhe xhaxhai tij ka qenë kryetari i Partisë Socialiste në Kukës.

“E vërteta është se ky pronari i përket një familje kundërshtare e Sali Berishës.

Ka qenë themeluese e Partisë Komuniste dhe kanë bërë anti-miting për mua. Xhaxhai i tij ka qenë kryetari i Socialistëve në Kukës dhe kryetari i Këshillit në Kukës, kur këtë bashki e drejtonte PS”, ka deklaruar Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2018, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori