Zjarrfikësit shpëtojnë 4 turistët italianë dhe anglezë që ishin bllokuar në malin e Palikonjës, njëri i dëmtuar në kokë

Katër turistë janë shpëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga forcat zjarrfikësve të Himarës.

Mësohet se turistët ishin bllokuar në malin e Palikonjës në Himarë.

Bëhet fjalë për 4 turistë  anglezë dhe italianë që kishin mbetur të bllokuar në mal që prej orëve të mesnatës.

Njëri prej tyre është plagosur në kokë dhe dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore./Albeu.com/


Shtuar 16.06.2023 08:46