PD çon në Kushtetuese Byronë e Hetimit
Sot PD dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për Byronë e Hetimit për emërimet në Policinë e Shtetit. Në një prononcim për mediat, deputeti Arben Ristani tha se Byroja cënon dhe merr kompetencat e Prokurorisë.

“Parimet themelore të njeriut dhe që kanë të bëjnë me eskluzivitetin e lirive. Është një goditje e demokracisë dhe themelet e tij. Është habi e madhe se si do të hetohet korrupsioni nga të emëruarit e kryeministrit dhe ministrit të Brendshem. Eshtë një gjë që do e ndjekim deri në fund, dhe që nëse do të zbatojë këtë vendim, këtë gjëmë të madhe”, tha Ristani.

Ai u ndal edhe sa i takon reformës në drejtësi, teksa e ka mbështetur. “Unë sot jam për këtë që sapo ju shpreha. Por reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale dhe pro Komisionit të Venecias”, tha Ristani.

Referuar thyerjes së bojkotit të opozitës, Ristani u shpreh se vendimi për t’ju kthyer jetës parlamentare do të bëhet kur të plotësohen të gjitha kushtet. “Opozita do të kthehet në parlament kur ti plotësohen të gjitha kushtet për tu kthyer aty”, tha më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2014, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori