Ditën e sotme PD ka hedhur hapa të tjerë drejt zyrtarizimit të të gjithë drejtuesve politikë në
qarqe. Burime bëjnë me dije se
ditën e sotme është caktuar Tomorr Alizoti në
qarkun e Beratit.
Ndërkohë po sot i është komunikuar Xhelal Mziut vendimi për caktimin e tij në
qarkun e Dibrës.
Deri tani Lulzim Basha ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në
qarqe, nga Shkodra ku do të jetë Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës, Mark Marku në Lezhë, Edmond Spaho në Korçë dhe Xhelal Mziu në Dibër.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 12:58