PD bën lëvizje, Basha ndryshon koordinatorët në rrethe
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ndryshuar koordinatorët e deleguar në degët e saj në rrethe.

Me anë të një shkrese zyrtare, Basha ka emëruar Gazment Bardhin si koordinator në Shkodër, që do të pasojë ish-deputetin, Flamur Noka.

Vendimi vjen pas mbledhjes së Bashës me kryebashkiakët e djathtë dhe strukturat e PD-së, që kishte në fokus vijimin e aksionit të opozitës së bashkuar joparlamentare.
Shtuar më 13/07/2019, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori