PD bën "hasha" Rudina Hajdarin pasi nuk dorëzoi mandatin
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Rudina Hajdarit e cila në një intervistë për Zërin e Amerikës, bëri të ditur se nuk do të dorëzonte mandatin e deputetes.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, në një deklaratë të shpërndarë para pak minutash, theksoi se vendimi i Rudina Hajdarit është personal.

Në deklaratën e Bardhit theksohet se "Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike".

Më tej Bardhi shton se Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2019, ora 21:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori