E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Pavlopulos kërcënon Shqipërinë dhe Turqinë për detin
Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos ka vijuar me kërcënimet e tija kundër fqinjëve, përfshi edhe Shqipërinë duke thënë se ata do të reagonin në çdo rast që cënohej e drejta për të shfrytëzuar Zonën Ekskluzive Ekonomike në det.

Përmes kësaj deklarate, presidenti grek kërcënon pa i përmendur Shqipërinë dhe Turqinë, dy shtete me të cilat Greqia është duke negociuar për delimitimin e kufirit detar dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike.

"Historia ka treguar se ne dimë të mbrojmë kufirin tonë, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke mos lejuar askënd të na pengojë në Zonën Ekskluzive Ekonomike. Këtë do ta bëjmë sipas konventave ndërkombëtare, por edhe ashtu siç na mëson historia", tha Pavlopulos duke përdorur kështu gjuhë kërcënuese ndaj Shqipërisë dhe Turqisë. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori