Është mbajtur në Vlorë, në kushte të pazakonta pandemie, ceremonia e ngritjes së flamurit.
Të pranishëm ishin presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri, Edi
Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Figurat politike në fjalë vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë.
Si sot, 108 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të vilajeteve shqiptare shpallën Pavarësinë e shtetit
shqiptar. Kuvendi Kombëtar i
Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit
shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë
shqiptarët për çlirimin e vendit.
Por për fat të keq, Qeveria e
Vlorës pati një jetë të shkurtër, pasi për pak më shumë se një vit, ajo u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshonte vend një qeverie të drejtuar nga një princ i huaj, i emëruar nga fuqitë e kohës.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 10:09