Pati përplasje me Trump, Fauci pranon t'i shërbejë presidentit Biden
Sipas medieve të huaja, presidenti i ri i Amerikës Joe Biden gjatë një interviste për CNN të enjten tha se i kërkoi Faucit të qëndronte në administratën e tij në të njëjtin rol që kishte për disa presidentë të fundit si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe gjithashtu si “këshilltar kryesor mjekësor”.

Në një dalje për NBC Neës të premten, i pyetur për bisedën e tij me Biden dhe nëse ai do ta pranonte ofertën e presidentit të zgjedhur ai u përgjigj me “po”.

“Oh, absolutisht”, tha Fauci.

“Unë thashë ‘po’ menjëherë aty, po”, deklaroi eksperti.

Kujtojmë se doktor Fauci i cili po shërbente gjatë administratës së presidentit në largim, Donald Trump, ka pasur disa mospajtime me këtë të fundit.
Shtuar më 04/12/2020, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori