U plagosën në atentatin që kishte shënjestër babain e tyre, si paraqitet gjendja e dy fëmijëve të të Gentjan Bejtjas

Dy fëmijë të mitur u plagosën mesnatën e së hënës duke gdhirë e martë në një atentat që kishte si shënjestër babain e tyre Gentjan Bejtja, një emër i njohur për policinë, por që i mori jetën 29-vjeçarit Ramazan Sino, kunatit të tij.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se djali 10-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe ka mundur të flas për grupin hetimor.

Ndërkohë që vëllai i tij 13-vjeçar është në gjendja më të stabilizuar, por mjekët nuk e konsiderojnë ende se e ka kaluar rrezikun.

Gentjan Bejtja nuk është paraqitur për të parë nga afër fëmijët e tij dhe nuk është gjendur nga prokuroria. Ai është një personazh me shumë dritëhije i botës së krimit. Bejtja ka qenë mik i ngushtë me Stafukën e zhdukur, personi që kontaktoi i fundit me biznesmenin e vrarë të kromit Iljaz Calit.

vijon

/albeu.com/


Shtuar 5.07.2023 11:42