Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
PASURIA/ "Peshkaqeni" Beqja, depozita pa fund, 10 llogari bankare dhe një super shtëpi në mes të Tiranës
Ilir Beqjes iu tha "suksese në jetë!" pa shumë zhurmë nga kryeministri Rama pas lumit të akuzave në lidhje me koncensionet miliardëshe të bëra prej tij gjatë mandatit të parë qeverisës.

Sa herë që në në Shqipëri flitet për "peshqit e mëdhenj", emri i tij qarkullon dendshëm në rrjetet sociale si "peshkaqeni".

Beqja hyri në politikë fillimisht si këshilltar i PS-së duke shitur kundrejt 18.3 milion lekëve pjesën e tij të aksioneve tek kompania "Intech" pasi u zgjodh deputet dhe njëkohësisht u bë ministër në vitin 2013, shkruan Albeu.com.

Sipas të dhënave të publikuara në Spending Data Albania, po në të njëjtin vit rezulton se edhe bashkëshortja e tij ka shitur aksionet e saj tek një tjetër kompani me vlerë 21 000 euro.

Në deklaratën e tij fillestare të pasurisë të bërë në vitin 2012, Beqja deklaron 19.2 milion lekë të ardhura nga kompania në fjalë, ndërkohë që disa vite më parë kishte marrë kredi 100 000 euro për blerjen e një apartamenti të madh prej 200 metrash katror në një prej zonave më të lakmueshme të Tiranës.

Prej disa vitesh, ish-ministri më i besuar i Ramës thotë se përfiton 900 000 lekë në vit neto të ardhura nga qiraja e apartamentit në fjalë. Kjo është një shifër shumë e madhe krahasuar me çmimet e qirave në Tiranë.

Ndërkohë, ai deklaron se ka paguar 13 000 euro çdo vit, për dhjetë vite me radhë, për apartamentin në fjalë.

Ai nuk ka të deklaruar asnjë makinë në emrin e tij, ndërkohë që sëbashku me bashkëshorten rezultojnë me 10 llogari bankare në banka të ndryshme të nivelit të dytë në Shqipëri.

Gjatë viteve 2013-214, Beqja ka deklaruar vetëm të ardhurat nga paga si ministër, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar të ardhurat nga paga në një bankë të nivelit të dytë në Tiranës.

Me të ardhurat e deklaruara ndër vite, Ilir Beqja është një ndër politikanët më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë.

Është një pasuri, të cilën ai thotë se e ka siguruar përmes biznesit gjatë periudhës që nuk ishte politikan. /albeu.com/



Shtuar më 10/04/2018, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori