Pasuria e madhe e vajzës dhe babait nga Lezha, flet dhëndri i familjes
Ka bërë bujë rasti i hetuar nga Policia ku shuma marramendëse prej 5.2 milionë eurosh i është sekuestruar një 50-vjeçareje dhe babait të saj 83 vjeç.

Dyshimet e hetuesve se këto para janë përfituar nga veprimtaria kriminale e trafikimit të drogës jashtë vendit janë hedhur poshtë nga bashkëshorti i 50-vjeçares, Arben Palaj, mohon akuzat që gruaja e tij të jetë përfshirë në pastrim parash.

“Asgjë nuk është e vërtetë”, shprehet ai, ndërsa aludoi se pas veprimeve të Policisë e Prokurorisë kishte motive të tjera.

Ai tha se kishte dokumente për të vërtetuar se si ishte kryer transferta e parave, ndërsa tha se paratë nuk ishin nisur për bashkëshorten e tij, por për babain e saj, Pjetër Voci, duke shtuar se, çdo gjë ishte bërë në rrugë zyrtare dhe përmes bankave.

Parataë kanë ardhur nga Zvicra dhe akoma nuk është provuar se nga cili burim vijnë. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2019, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori