“Boçet” gati në Porsche, si u kap 46-vjeçari me “bar” në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilëve iu sekuestrua një sasi lende e dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis si dhe një peshore elektronike.

Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit A. H., 18 vjeç, dhe D. Sh., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Rrugën e Elbasanit, kanë lokalizuar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin D. Sh., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në një servis në posedim nga 46-vjeçari, në Mullet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip “Porsche” me drejtues shtetasin A. H., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. H. dhe D. Sh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza dhe i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 


Shtuar 23.06.2023 10:31