Pastër dhe saktë: Kështu duket Armina Mevlani nuse! (VIDEO)
Armina Mevlani, ndonëse karakterizohet nga ëmbëlsia në pamje, nuk ka asnjë lidhje me fustanet e princeshave kur bëhet fjalë për dasmën. Ajo mbylli koleksionin “Romance” në Class Fashion Show duke u shfaqur e veshur me një fustan aspak tradicional.

Siç mund ta shihni, vihet re qasja moderniste e Arminës, e cila bashkëpunoi me stilisten e koleksionit “Romance”, Livia Myftarin. Pjesa e sipërme ngjason me një bluzë të shkurtër, që bie në sy nga frudat e theksuara në pjesën e krahëve, ndërsa pjesa e poshtme e veshjes vjen në prerje asimetrike dhe e fryrë përmes tylit. Shtojmë edhe vellon-çadër.

Amina vërtetoi edhe njëherë se kur të bëhet nuse, fustani do të jetë i paharrueshëm, i veçantë dhe aspak minimalist.

Në fund të shtatorit, blogerja postoi edhe një foto të Bella Hadid në sfilatën e Viviene Westwood, shoqëruar me mbishkrimin “si do të dukem unë nuse”. Fustani i Westwood u frymëzua nga Marie Antoinette dhe ka mëngë të fryra prej tyli, një fund të tejdukshëm që i ngjason një ujëvare dhe një korse në pjesën e sipërme.
Shtuar më 13/10/2019, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori