E trishtë, Wanda Nara diagnostifikohet me leuçemi

Sipas raporteve nga Argjentina, Wanda Nara është shtruar në spital për dhimbje të forta stomaku, të cilat do të pasoheshin nga analiza të këqija të gjakut.

Të mërkurën në mbrëmje, modelja dhe prezantuesja, Wanda Nara u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte dhimbje të forta stomaku dhe kreu të gjitha analizat.

Jorge Lanata në emisionin e tij në Radio Mitre pohon se disa burime pranë Wanda Narës i kanë konfirmuar se ajo vuan nga leucemia.

Të premten, mediat lokale raportuan se Wanda Nara ishte transferuar në Sanatorio de Los Arcos, në Buenos Aires.

Pas kësaj, ajo është kontrolluar nga stafi mjekësor për të gjetur dhe diagnostikuar sëmundjen për të cilën kanë krijuar shqetësime për të. Lanata pohon gjithashtu se, që kur mori vesh lajmin e tmerrshëm për diagnozën e supozuar të leucemisë së Narës, partneri i saj Mauro Icardi dëshiron ta dërgojë atë në Itali për trajtim.

Icardi ka luajtur pjesën më të madhe të futbollit të tij në Itali dhe është vendi ku ai dhe Nara kaluan pjesën më të madhe të marrëdhënies së tyre, një vend në të cilin ata ndihen më shumë si në shtëpinë e tyre.