U shfaq me sy të nxirë dhe krah të fashuar, Vis Pupa zbulon prapaskenat (VIDEO)

Aktori i dashur për publikun, Elvis Pupa, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale. Ai ndan me ndjekësit e tij momente të ndryshme nga përditshmëria, këshilla apo dhe video e foto për të qeshur.

Para disa ditësh, ish-banori i “Big Brother VIP 2” postoi në “Instagram” një video që u bë menjëherë viral në rrjet. Në të, ai shfaqej me sy të nxirë dhe me krah të fashuar.

E me humor, Visi shkruante se këtë ia ka bërë bashkëshortja e tij, Belina, pasi i kishte gjetur dy mesazhe në telefon. Ndërkohë partnerja e tij i komentonte se në fakt nuk ishte ashtu dhe tregoi versionin e saj.

Kuptohet se e gjitha ishte një shaka. E për t’a vërtetuar se e gjitha ishte bërë vetëm për të qeshur, ata sot kanë publikuar në rrjetet sociale momentin kur Belina po i lyente me bojë syrin aktorit.

“Ja dhe prapaskenat për ju që doni prova”, ka shkruar ish-banori i “Big Brother VIP” në postimin në “Instastory” teksa ka ripostuar videon e bashkëshortes së tij.


Shtuar 26.07.2023 11:58