Përgjaken Pashkët në Sri Lanka, shpërthimet në kisha u marrin jetën mbi 100 besimtarëve
E diela e Pashkëve është përgjakur në Sri Lanka, si pasojë e 6 shpërthimeve në tri kisha dhe në dy hotele.

BBC raporton se nga shpërthimet 100 persona jenë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, por pritet që numri i viktimave të rritet.

Sipas BBC janë raportuar të paktën gjashtë shpërthime. Tre shpërthime në Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa u shënuan gjatë shërbesës së Pashkëve.

Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, të gjitha në Colombo, u goditën gjithashtu.

Dita e Pashkës është një nga festa të mëdha në kalendarin e krishterë.

Imazhet në mediat sociale treguan brenda një prej kishave, gjak në pllakat e dyshemesë si dhe tavane të shkatërruara.

Mediat e Sri Lankës raportojnë se midis viktimave mund të jenë edhe turistë të huaj.

Disa media thonë se numri i të vdekur mund të jetë më i lartë dhe burim spitalor në Batticaloa i tha BBC se numri i të vdekurve atje mund të jetë 27.

Nga ana tjetër, Reuters citoi një burim policor të thoshte se më shumë se 100 vetë vdiqën vetëm në Negombo.

Ministri i qeverisë Mano Ganeshan, në vendin e një shpërthimi në Kolombo, shprehu tronditjen e tij ndaj sulmeve.

Askush nuk ka marrë përsipër ende sulmet e përgjakshme.
Shtuar më 21/04/2019, ora 08:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori