Pasaporta për kosovarët, deklarata e Berishës shqetëson PE -në
Deklarata e kreut te qeverise, Sali Berisha për pajisjen me pasaporta shqiptare të shtetasve kosovare ka krijur shqetesim në rradhet e Parlamentit Europian. Lajmi u bë i ditur nga Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçekb gjatë prezantimit të Rezolutës për Kosovën të miratuar nga Parlamenti Evropian.



“Rreth Sali Berishes, i cili deshiron t’u jape pasaporta shqiptareve te Kosoves…e di qe ka disa shqetesime ne Parlamentin Europian sepse e njejta gje po ndodh ne disa vende te tjera, si mes Rumanise dhe Moldavise. Pasaporta u jepen shtetasve te vendeve qe ndodhen afer e qe flasin te njejten gjuhe etj, gjithashtu edhe per Shqiperine ka shqetesime. Une nuk merrem me Shqiperine ndaj s’mund t’ju them ekzaktesisht se kush po flet me Qeverine atje per kete çeshtje, por mund t’ju them vetem se ka shqetesime rreth kesaj çeshtjeje”- eshte shprehur Lunaçek. /albeu.com/

Shtuar më 12/02/2013, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori