Plas sherri në Durrës! 44-vjeçari nxjerr armën dhe qëllon drejt shtëpisë së 29-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një shtetas, Saimir Meta, 44 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Mësohet se Meta është përfshirë në një konflikt çastit për motive që ende nuk dihen me pronarin e banesës në Durrës, me inicialet E.Sh..

Pas sherrit, 44-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt shtëpisë, por fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka asnjë person të lënduar.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se Saimir Meta është vënë në pranga dhe është dërguar në komisariatin e Policisë së Durrësit.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet dhe brënda pak minutash kapet e shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar.

Në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi S.M., 44 vjeç, duke qarkulluar me automjet, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Autori i dyshuar i ngjarjes, pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 3.10.2021 16:06