Të shtëna me armë zjarri në Laç, një i plagosur

Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Laç, ku mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur te Lugina e Patokut, një zonë turistike, pas një konflikt të armatosur mes dy personave.

Bëhet me dije se 49-vjeçari i plagosur me çifte është trasportuar në spital, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe ka nisur punën për arrestimin e autorit të është arratisur.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit./albeu.com