Pas "Zërit të Amerikës", Rama probleme dhe me BIRN
Kryeministri Edi Rama, njihet për qëndrimin e tij prej arroganti ndaj gazetarëve dhe medieve, madje au vazhdimisht i quan si “kazan”.

Disa ditë më parë, ai sulmoi edhe Zërin e Amerikës, kjo pas publikimit të përgjimeve lidhur me punësimet nga Drejtoria e Burgjeve, sipas të cilave rezultonte se eksponentë të lartë të PS-së, madje edhe nga kabineti i kryeministrit Rama, ndërhynin në konkurset për punë, duke i kthyer ato në farsë.

Por Kryeministri nuk ndalet me kaq, ndërsa sot ka shprehur qëndrimin e tij të ftohur edhe ndaj BIRN.

I pyetur rreth shkrimit të shkruar nga BIRN ku ekspertët shprehnin shqetësimin për rritjen e qarkullimit të parasë “cash” në vend, Rama u shpreh:

“Më ka rënë shumë respekti edhe për BIRN-in, për shkak të broçkullave që ka shkruajtur. Por s’kam ndonjë respekt të madh për të. Nuk kam lexuar për këtë që thua”.
Shtuar më 15/02/2019, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori