“Ke marrë rrugën e djallit”/ 3 vite burg për shqiptarin në Greqi, dhunoi të bijën sepse u mbulua me shami

Një 53-vjeçar shqiptar është dënuar me tre vite burgim në Greqi, pasi ka dhunuar vajzën e tij, pasi kjo e fundit mbulohej me shami.

Mediet greke bëjnë me dije se 24 vjeçarja ka këllëzuar në polici babanë e saj për dhunë fizike më 23 prill.

E reja ka thënë gjithashtu se dhuna në familje ishte sistemike, pasi babai dhunonte nënën dhe vëllanë e saj.

24-vjeçarja jeton në Londër, pasi studion atje për biokimi, por ishe kthyer te familja e saj në Greqi për pushime. E reja than ë policia se

babi e rrihte, pasi nuk ishte dakord që ajo të mbante shami.

“Të ka lënë mendja, ke marrë rrugën e djallit”, kështu më thoshte babai, sitohet të ketë thënë 24 vjeçrja.

“Më ka goditur edhe kur isha e vogël, ka goditur shumë herë nënën dhe vëllain tim. Nuk është diçka që ai e bën kur është duke pirë, ai sulmon kur është esëll. Ai ka refuzuar të marrë ndihmë psikologjike”, tha 24-vjeçarja./albeu.com/