Pas tërmetit, Tirana përfshihet nga rebeshe shiu (FOTO LAJM)

Pasditën e së hënës, Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe bubullima. Tashmë vendi është futur zyrtarisht në stinën e vjeshtës dhe temperaturave të larta ua kanë lënë vendin, reshjeve të shiut, të cilat janë normale në këtë kohë.

Edhe nesër (e martë, dt.24) priten reshje intensiveqarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe lokalisht shumë intensive. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive.

Ndërsa në qarqet Kukës, Berat dhe Korçë priten reshje të dobeta. Reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate të shoqëruara me stuhi në veriperëndim të vendit.
Shtuar më 23/09/2019, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori