Pas të gjithë "bombave" të Shqipes, reagon më në fund Tea dhe ka një shpjegim (FOTO&VIDEO)
Ditën e sotme
Shqipja, publikoi bombën e radhës, për të vërtetuar lidhjen e Teas me ish-konkurrentin e “Për’puthen”
Beartin. Ajo postoi disa mesazhe të ndjekësve të saj, të cilët shpreheshin se këto ditë kishin parë Tean dhe
Beartin bashkë në Bogë. Madje
Shqipja publikoi dhe një foto, në të cilën shprehej se ishin ata të dy bashkë të kapur për dore. Për më tepër ajo ngriti akuza se
Andi, që doli nga emisioni me Tean, në të vërtetë është në një lidhje me Melisën.
“Çifti i parë që u përputh jashtë emisionit.
Andi e ka lënë në emision o Fation Kuqari, se vërtetë ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the mirë janë bërë dashnor me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne.. unë kam fol gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që kanë njerëz sipër tyre që i mbulojnë”, shkroi
Shqipja.
Ndërkohë dy personazhet që pëmrend gjithmonë, Tea dhe
Andi kanë qendruar të heshtur për gjithë këto kohë. Mirëpo Tea sot ka vendosur të reagojë dhe të flasë për të të gjitha bombat që ka nxjerrë
Shqipja. Ajo ka
publikuar një nga një të gjitha fotot që ish-konkurrentja ka nxjerrë që nga e para kur pretendonte se Tea dhe
Andi njiheshin bashkë prej 6 vitesh e deri tek ajo e fundit me
Beartin. Tea e ka ironizuar Shqipen për të gjitha ato çfarë ka
publikuar dhe shprehet se ajo e bën këtë gjë pasi i ka mbetur diçka peng.
Tea ka treguar se ajo nuk ndodhet në Bogë me
Beartin dhe për ta vërtetuar këtë gjë ka
publikuar një video nga ballkoni i shtëpisë së saj në Tiranë. Ndërsa për sa i përket bluzës, që
Shqipja pretendonte se ja kishte marrë Beartit, ka treguar se në fakt e gjithë kjo është rastësi dhe se ata kanë blerë të njëjtën bluzë.
Ajo ka
publikuar dhe një video të Shqipes kur shpërtheu në momentin që Graciano tregoi se ishte biseksual. Tea thotë se
Shqipja është homofobike dhe për këta njerëz thuhet se ndrydhin ndjenjat e tyre.
Tea dhe Bearti kapen në "muaj mjalti", Berati i bashkohet akuzave të Shqipes (FOTO LAJM)
Shtuar më 27/01/2021,
ora 22:46