Treni përplas një makinë në Kosovë, plagosen 6 persona

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në Kosovë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ujmir të komunës së Klinës, ku një tren ka përplasur një automjet.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore”, u shpreh Rugova.

Ndërkaq jo zyrtarisht bëhet e ditur se dy nga të lënduarit janë fëmijë dhe janë në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe po marrin mjekim. Ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 11.10.2021 21:03